Haliti: Askush nuk e ka pyetur Albin Kurtin ta pranojë Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus
22:18 | 05 November 2023
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka theksuar se kryeministri Kurti e ka obligim që t’i kryejë detyrat që kanë mbetur nga qeveritë e kaluara pa u përfunduar.
Ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se për Asociacionin askush nuk e ka pyetur Kurtin.
Asociacioni është një çështje e cila ka mbetur obligim nga qeveritë e kaluara dhe po besoj se diskutimet që janë bërë në Bruksel, kanë përafruar ndoshta disa çështje për tu mirauar. Po nga ajo që unë mund të them që përplasja në Bruksel, ka qenë për një çështje të çuditshme, do të thotë zbatimin ose plani për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët, çështje e cila është absurde sepse marrëveshja për zbatim ne hapësirë dhe në kohë, nuk ka nevoj të nënshkruhet”, thotë Haliti.
Sipas tij, çështja e këtij statusi të Asociacionit “nuk kam informata që e ka marrë ose nuk e ka marrë kryeministri sepse nuk kemi asgjë publike për tu trajtuar publikisht dhe për tu analizuar nga publiku por ajo që mund ta them dhe dua ta them se dyshoj që mund të arrihet ndonjë marrëveshje e shpejt”.
Sipas tij, askush nuk e ka pyetur Kurtin ta pranojë Asociacionin.
“Kurti ka obligim që t’i kryejë detyrat që kanë mbetur nga qeveritë e kaluara pa u përfunduar. Statuti i Asociacionit nëse e miraton Qeveria, tani po besoj që duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo të konfirmojë se a është në përputhje me Kushtetutën apo jo dhe pastaj mendoj se nuk ka ndonjë pengesë”, thotë ai.
Sipas tij, çështja e Asociacionit është më shumë emocionale dhe më shumë ka të bëjë me problemet elektorale të Albinit, i cili siç thotë ai, është zotuar që nuk do të miratojë këtë Asociacion ose Zajednicën.

Të tjera
-
Albulena Haxhiu për Qeverinë e Unitetit: Nuk e kam të qartë saktësisht çfarë po kërkon LDK’ja
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është edhe kandidate e par...
-
Ambasada e Kosovës në Izrael u bën thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta
Në kuadër të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Izrael dhe në rajon, Min...
-
Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të...
-
Sveçla e Bahtiri pyeten për planin 15 pikësh të LDK’së, “nuk e kam lexuar”, “nuk ia vlen me lexu”
Deputetët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe Agim Bahtiri, thanë se nuk e kan...
-
Çka po paralajmëron Fatmir Limaj, dëgjojeni çfarë thotë për marrëveshje politike
Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, në një intervistë të dhënë të enjten ka fol...
-
Vetëm 47 vota pro – Dështon edhe seanca 31 për konstituimin e Kuvendit
As sot nuk pati zgjidhje. Seanca e 31-të për konstituimin e Kuvendit të K...
-
Musliu: Jemi lodhur, por do të vij në çdo seancë
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se “të gjithë jemi l...
-
Reçica i PDK-së: Ndihem keq për situatën në Kuvend, përgjegjësia është e Vetëvendosjes
Elmi Reçica nga rradhët e PDK-së, ka folur para nisjes së seancës së 31-të. ...
-
Ja kush janë tre komandantët më të lartë të Iranit që u vranë nga Izraeli
Izraeli ka ndërmarrë një operacion të koduar “Luani që ngrihet”, gjatë të cil...
-
Meloni thërret takim urgjent me ministrat për shkak të krizës në Iran
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thirrur një video-konferencë me mini...
-
Policia identifikon dhe ndalon udhëtarin, që dyshohet për vjedhje në aeroport
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ndaluar një person ...
-
Pamje dramatike: Izraelitët po zbrazin raftet – ujë, bukë, ushqim për fëmijë, produkte higjienike, bateri
Rrjeti i dyqaneve ‘Carrefour’ raporton një rritje prej 300% të blerësve këtë ...