Halitaj: Ngutja e Adem Mikullovcit nuk është më e dëmshme se vonesa e PAN-it
Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 03 August 2017
Opinonisti Agron Halitaj, konsideron se ngutja e Adem Mikullovcit nuk është më e dëmshme se vonesa e PAN-it.
Halitaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Adem Mikullovci tash mund të “gozhdohet” se është ngutur dhe i ka ndihmuar PAN-it duke i dhënë kohë për t’i siguruar votat për kandidatin potencial të tyre, transmeton Infokusi.com
POSTIMI I PLOTË:
NGUTJA E ADEM MIKULLOVCIT NUK ËSHTË MË E DËMSHME SE VONESA E PAN-it
Një fjalë e urtë popullore thotë: Katundi që shihet, kallauz nuk do.
Edhe në Kuvendin e Kosovës u pa se nuk është rendi që sot të zgjedhet kryeparlamentari.
Koalicioni PAN, përkatësisht PDK-ja, nuk do ta digjte Kadri Veselin duke e futur në votim pa qenë e sigurt në numra.
E, numrat nuk ishin të sigurt.
Adem Mikullovci tash mund të “gozhdohet” se është ngutur dhe i ka ndihmuar PAN-it duke i dhënë kohë për t’i siguruar votat për kandidatin potencial të tyre. Por, në të vërtet, ai nuk e ka bërë këtë gjë. As nuk e ka ndihmuar e as nuk e ka dëmtuar PAN-in.
PAN-in e ndihmon një interpretim kushtetues që ia njeh të drejtën e propozimit të kandidatit për kryeparlamnetar vetëm partisë apo koalicionit fitues, pavarësisht asaj se ajo parti apo koalicion nuk e përfaqëson shumicën parlamentare.
Mikullovci është ngutur veç se në mbyllje të seancës nuk ka thënë se seanca vazhdon punimet në këtë ditë dhe në këtë orë. Kaq!.
PAN-i në secilin variant i ka edhe tri ditë kohë.
Prandaj në esencë, ngutja e Adem Mikullovcit nuk është më e dëmshme se vonesa e PAN-it./INFOKUSI/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































