Lajme

Halitaj: Këta persona po nxisin që të mos pranohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese,

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 20 May 2020

Gazetari dhe analisti Agron Halitaj, po thotë që dyshimet e ngritura së voni për vërtetësinë e dokumentacionit të Komisionit për hartimin e Kushtetutës, bëjnë që të nxitet atmosfera për të mos pranuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo, sipas tij, në rast se kjo e fundit rrëzon dekretin e Thaçit për mandatarin e formimit të Qeverisë së re, shkruan gazeta inFokus.

“Ata që po hedhin dyshime mbi autenticitetin dhe vërtetësinë e dokumentacionit të Komisionit për hartimin e Kushtetutës, pavarësisht se nga cili kamp vijnë- politika apo ‘shoqëria civile’,  janë duke kontribuuar në nxitjen e mospranueshmërisë së verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se nëpërmjet atij aktgjykimi nuk rrëzohet dekreti i Thaçit për mandatarin e formimit të qeverisë së re”, ka thënë Halitaj.

-Advertisement-

Ndërsa, ka shtuar që këta persona janë edhe përgjegjës për edhe për protesta të mundshme ndaj këtij vendimi.

“Të tillët, të mos të fshihen nëse nesër njerëzit vërshojnë sheshet, duke u thirrur pikërisht në dyshimet e ngritura nga ta. Në këtë kohë vetëm thirrjet për pranueshmëri të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese janë qëllimmira. Çdo prejudikim, paragjykim apo dyshim që lidhet me rastin që është në shqyrtim, është vetëm presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe tendencë për manipulim me qytetarët”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera