Halitaj: Kandidati për kryeministër, lider i ardhshëm i LDK-së
Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 15 May 2017
“Mustafa bashkë me një pjesë të Kryesisë do të duheshin ta pranonin se kanë gabuar që kanë hyrë në koalicion me PDK-në dhe t’u hapnin rrugë njerëzve të rinj për ta marrë drejtimin e partisë. Meqë tash zgjedhjet janë afër dhe nuk ka kohë për t’i hyrë një reforme të mirëfilltë brenda partisë, krejt çka mund të bëhet në këto pak ditë është fuqizimi i figurave të reja gjatë fushatës zgjedhore”, ka thënë Halitaj.
Më tutje ai ka folur edhe për mundësitë e kësaj partie rreth kandidatit për kryeministër. Sipas Halitajt, është evidente se kreu i LDK-së është i interesuar që të investojë në nxjerrjen e një kandidati të ri për kryeministër, mirëpo, siç thotë ai, koha parazgjedhore imponon zgjidhje të shpejtë.
“U takon organeve të partisë që të përcaktohen për kandidatin për kryeministër, mirëpo për bindjen time ai do të duhej të nxirrej nga brenda e jo të rekrutohej nga jashtë”, ka thënë kryeredaktori i “Aktivpressit”.
Më tutje, ai ka argumentuar hipotezën e tij mbi atë se asnjë kandidat i jashtëm nuk do të mundë të mishërohej me elektoratin e një partie brenda pak ditësh.
“Ajo që duhet pasur parasysh është se cilido që e fiton besimin për të garuar si kandidat për kryeministër, do të shihet edhe si lider i ardhshëm i LDK-së. Prandaj LDK-ja me përzgjedhjen e kandidatit për kryeministër në një formë përcaktohet se kush do të jetë pasuesi i Mustafës”, ka përfunduar Halitaj.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































