Lajme

Halit Barani e quan rrenc Sadri Tahirin: Nuk ka qenë ushtar e as komandant

Autori: Doresa Geci 16:06 | 08 June 2021

Rrenc e dallavergji e ka quajtur ish ushtari i UÇK-së, Halti Barani, Skender Tahirin i cili një dit më parë tha se Xhelal Sfeçla ka qëndruar vetëm për 10 dit si ushtar i UÇK.

Kjo pasi që Tahiri në një intervistë për Gazetën Infokus e quajti vetën si komandant Togu e akuzoi ministrin aktual të Punëve të Brendshme për dezertim nga lufta, shkruan Gazeta Infokus.

Lexo edhe: Ish komandanti i Sveçlës: Xhelali qëndroi 10 ditë në luftë, iku me refugjatët maleve

-Advertisement-

Por edhe Halit Barani në një intervistë për Gazetën Infokus ka thënë se Tahiri asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte parë para luftës në zonën ku ki pretendon.

Madje ai pretendon se ai nuk ka qenë as komandant në ndonjë zonë të Kosovës.

“Nuk e meriton më shumë kjo punë më zgjatë, sepse nuk ja vlen të merresh me rrenca, e me dallaveraxhi. Unë Skënder Tahirin as nuk e kam parë asnjëherë, ai nuk ka pas asnjë ushtar. Në Kodrën e Baranve ai as nuk ka qenë kurrë gjatë luftës, hiq, e as nuk ka shkelë kurrë te Barant më kamë. Komandantë kanë qenë vët Baranët dhe nuk kanë lejuar askënd të komandojnë përveç vetë ata”, ka deklaruar Barani për Infokus.

Sipas tij Lagjja Baranaj ka pasur 27 ushtarë dhe në mesin e tyre nuk ka qenë Skender Tahiri.

“Aty kanë qenë 27 ushtarë, ndër ata 27 ushtarë kanë qenë një nga Çubreli , një prej Tërrnavci, Enver Haxhiu, dhe një prej Pejës, Shefqet Salihu të tjerët kanë qenë të gjithë Baran. Komadanti ka qenë Sadri Barani, zëvendësi i tij, Shem Barani, tjerë komandat nuk ka pas. Unë nuk e kam njoftë Skender Tahirin asnjëherë dhe as zonin nuk ja kam ni, por te Berant nuk ka qenë as komadant as ushtar”, deklaroi ai.

Skender Tahiri në një prononcim për Infokus ka deklaruar se Ministri i tanishëm, Xhelal Sveçla, ka qenë një ushtar dezertor.

Sipas tij ai ka qenë vetëm 10 ditë ushtar dhe më pas ka ikur nga ushtria se bashku me refugjatët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera