Lajme

Halimi për deklarimet e Kurtit se “do të shuhej opozita”: E rrezikshme për demokracinë, LDK po e bën diferencën

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 10 October 2023

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se postulati mbi të cilin ndërtohet narrativa për “shuarjen e opozitës”, është e partisë në pushtet, duke specifikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sipas Halimit, kësaj mendësie po i kontribuojnë edhe disa aktorë të tjerë në Kosovë, teksa shtoi se kjo është qasje e rrezikshme për demokracinë.

“LDK po e bën diferencën, pikërisht duke kontribuar në një rrugë të re të qasjes së politikës karshi përditshmërisë së jetës së qytetarëve tanë”, tha Halimi, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ajo tha se populizmit do t’i vije fundit, shuarja e të cilit, sipas saj, do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy