Lajme

Halimi pas arrestimit të asamblistit të VV-së: Shenjë e frikshme se shteti ka rënë në duar të liga

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 15 Gusht 2023

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se VV për një periudhë të shkurtër ka prodhuar shumë skandale, sa që njeriu i arsyeshëm frikësohet për sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arrestimi i asamblistit me 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro, është shenjë e frikshme se shteti ka rënë në duar të liga.

Sipas saj, Albin Kurti e ka sanksionuar Atdheun e tij dhe tash po përpiqet të mbjellë sherr edhe në fqinjësi.

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Për një periudhë aq të shkurtër qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje ka prodhuar aq shumë skandale, sa që njeriu i arsyeshëm frikësohet për sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

Arrestimi i asamblistit me 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro, nga policia shqiptare, është shenjë e frikshme se shteti ka rënë në duar të liga.

Derisa, kryeministri është duke prodhuar një kiç patriotizëm ndër shqiptarët, edhe fqinjët konstruktivë të Kosovës kanë nisur ta shohin me mosbesim e habi.

Albin Kurti e ka sanksionuar Atdheun e tij dhe tash po përpiqet të mbjellë sherr edhe në fqinjësi.

Qesharake po të mos ishte e rrezikshme!

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy