Lajme

Halimi, Haxhiut: Absurde që merresh me të kaluarën pa realizuar asnjë reformë të vetme

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 10 January 2024

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, që po e përmbyll mandatin pa asnjë reformë e po merret vetëm me të kaluarën, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është absurde që ministrja Haxhiu po merret me të kaluarën, e ku nuk ka realizuar asnjë reformë të vetme.

“Është absurde që Ministrja Haxhiu të merret me të kaluarën e pengesat, ndërkohë që një mandat i tërë qeverisës po shkon drejt fundit, pa realizuar asnjë reformë të vetme.Nëse mund ta quajmë ‘pengesë’ Gjykatën Kushtetuese, e cila i ka kthyer mbrapsht ligjet dhe amendamentet e keqformuluara, të cilat ndeshen me konstruksionin juridik ndërkombëtar dhe vendor, atëherë po flasim për një tendencë për deformim dhe nënshtrim të gjithë shoqërisë ndaj diktatit të partisë në pushtet dhe paaftësisë së tyre për të qeverisur”, ka shkruar Halimi në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera