Halimi godet Konjufcën: Ai po konstaton se blloku i BE-së po synuaka ta rrënojë Kosovën?
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 08 May 2023
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi e ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për komentet e tij të fundit.
Konjufca sot ka deklaruar se Kosova mund të dalë nga dialogu, nëse statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe nuk përkon me Kushtetutën e Kosovës.
““Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mendoj që nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, nëse BE-ja nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj që Kosova nuk ka çka të kërkoj në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova më, çka kemi ne interes ta shkatërrojmë kushtetutshmërinë tonë, ajo shkon në dëm tonin nëse shkon ashtu”, ka deklaruar Konjufca
Sipas Halimit, Konjufca sot ka konstuar se blloku i vendeve evropiane e synon rrënimin e shtetit kosovar.
Kritika, ajo ka pasur edhe për Qeverinë Kosovës.
“Strategjia e kësaj qeverie është jo vetëm e vonshme, por ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes. Pas pasojave, gjithmonë e krijojnë një gjendje tjetër – një realitet paralel – e që realisht kurrë nuk është kontinuiteti i asaj çfarë bëjnë. Fillimisht, të kënaqur me përfshirjen e vetmenaxhimit në Marrëveshjen e Ohrit, madje deri në glorifikim të saj, pastaj shkarkuan ekipin “vetmenaxhues” duke e projektuar si të dështuar. Rrjedhimisht, në mungesë të një fajtori kujdestar, të brendshme, ndezin turbo-makineritë kërkuese për fajtorë të tjerë, përjashtë. Kësaj radhe qenkan vendet e BE-së fajtore. Kryetari i Kuvendit të Kosovës konstaton se blloku i vendeve evropiane sikur po synuaka ta rrënojë shtetin kosovar duke kërcënuar me largim nga dialogu!? Ndonëse, si gjithmonë nuk e thotë kah do t’ia mbajë pastaj”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel për Kosovën pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën
Vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën si shtet ngriti pyetjen se pse Spa...
-
Kamenica bënë gati 30 mijë euro për avokat
Komuna e Kamenicës ka hapur tender për “Shërbime juridike dhe të përfaqësimit...
-
Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në...
-
1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë
Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për ni...
-
Raporti i Borrellit pritet të përfundoj këtë javë, a do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës?
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Vetëvendosje përkujton njëvjetorin e sủlmit në Zveçan: Republika nuk pezullohet
Sot janë bërë një vit nga sulmi që ndodhi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Polici...
-
Ministria e Drejtësisë: Provimi me shkrim i Jurispodencës i rregullt
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se procesi i testimit me shkrim për d...
-
Më shumë të huaj se kurrë më parë, rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më ...
-
Hoti: Qe një vit s’u emërua anëtari nga sindikatat në Bordin e Trustit Pensional, shkelësit e ligjit të japin përgjegjësi
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është bërë një vit që kur Bordi...
-
Sanduloviq ironizon keq me presidentin serb: A u bë Serbia automatikisht pjesë e NATO-s, sepse sipas Vuçiqit-Kosova është “zemra e Serbisë”
Politikani serb Nikola Sanduloviq, i cili vazhdimisht përndiqet nga shteti se...
-
729 kandidatë iu nënshtruan provimit të jurisprudencës me shkrim, pesëve iu anulua se nuk respektuan rregullat
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se procesi i testit me shkrim i jurisprude...