Lajme

Halil Matoshi reagon për “Qeverinë e Shpresës”

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 13 August 2019

Gjatë të martës ndodhi një takim mes dy liderëve të dy partive opozitare në Kosovë.

Për takimin në mes të Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Isa Mustafës së LDK-së, u tha se është biseduar për zgjedhje dhe për një qeveri të re, shkruan gazeta inFokus.

Pas kësaj pati reagime të shumta, derisa Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së tha që po bëhet panik pasi po vjen një Qeveri e Shpresës.

-Advertisement-

Ndërsa, këshilltari i kryeministrit në largim dhe anëtari i AAK-së, Halil Matoshi, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar duke përmendur qeverisjen e kaluar të Isa Mustafës.

“2019: Besian Xh. Mustafa po thotë se po vie Qeveria e Shpresës.

Me Sh- të madhe të shtypit!

2014: Lexoni diçka Retro për Shpresën, me Sh-të madhe të shqipshkrimit!!!

120 mijë qytetarë të Kosovës braktisën vendin ilegalisht gjatë dhjetorit.

Ndodhi tragjedia në lumin Tisa.

Kryeministri i atëhershëm Profesor Isa Mustafa thoshte se emigrantët kishin telefona të mençur!???

No comment!”, ka thënë matshi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera