Lajme

Halil Matoshi – Isa Mustafës: Përse kombet shkojnë në luftë?

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 12 January 2019

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa lidhur me një deklaratë të tij se ‘s’smund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha për Kosovën se sa Amerika, transmeton Gazeta inFokus.

Sipas Halilit, cila është logjika e kësaj fjalie të Mustafës.

Ai pyet Mustafën se përse kombet shkojnë në luftë, për parimet e idealit të lirisë, për mbrojtje të sovranitetit apo për përshtatje të parimeve internacionale e abstrakte.

-Advertisement-

Më poshtë postimi i plotë:

Isa Mustafa tha se ne në Kosovë nuk duhet të kemi parime më të mëdha për Kosovën se sa Amerika!?

“S’mund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha se SHBA-ja sa i përket Kosovës”

Cila është logjika e kësaj fjalie!?

Hiçni dorë nga përimtimi, se nuk ka fare logjikë në këtë fjali!

Pra është alogjizëm dhe nuk dëshmon për Raison d’Etat të njeriut që e ka drejtuar Qeverinë e vendit.

A ka përgjegje lideri i LDK-së, si parti institucionale, dhe Akademiku Mustafa, në pyetjen: Përse kombet shkojnë në luftë?

Për parimet e idealit të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar, për mbrojtje te sovranitetit apo për përshtatje parimeve internacionale e abstrakte?

* Nëse ne nuk kemi parime më të mëdha se kushdo tjetër në lidhje me Kosovën, atëher a janë vra për këto parime qe 100 vjet shqiptarët e Kosovës apo kush?

* Nëse nuk i kemi do parime ma të mëdhe se ShBA-ja për atdheun tonë, siç i ka lidershipi amerikan parimet e mëdha për Amerikën, atëherë as ShBA nuk ka asnjë arsye me na mbështetë e respektu!?

* Sipas kësaj fjalie jologjike të vënë në kontekst të asaj që ka bërë ShBA-ja për lirinë e vendit tonë, nuk paskemi pasë asnjë arsye me hy në luftë dhe as me shpallë pavarësi konbëtare më 17 shkurt!?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera