Lajme

Halil Matoshi i quan mercenar të Ramës analistët në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 23 January 2020

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj i ka quajtur mercenar të Edi Ramës analistët në Tiranë, shkruan Gazeta inFokus

Matoshi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook e ka akuzuar moderatorin Alban Dushin se ky i fundit po e akuzon Ramush Haradinajn se në Berlin i është kërku pezullimi i taksës për të hapur rrugë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Postimi i plot:

-Advertisement-

Mercenarët e Ramës VS Haradinaj
Alban Dudushi shihet ashiqare që si moderator (as gazetar s’ka mbrri me u bâ!?) s’ka ide për Kosovën.
Po i thotë Kryeministrit të Kosovës Haradinaj se në Berlin atij i âsht kërku pezullimi i taksës për liberalizim vizash thue ti se Presidenti Macron sapo kishte hapë nji panair me ballkanasit!?
Si dëshmi të injorancës së thellë dhe deficiteve në informacione elementare për historinë e re të Kosovës, Albani tha se Haradinajt në Berlin i âsht kërku pezullimi i taksës për me hapë udhë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës!?
Cilit status zotni Dudushi!?
Statusi përfundimtar i Kosovës âsht zgjidhë më 17 shkurt, 2008 kur âsht njohtë nga ShBA dhe kombet e lira.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës âsht i paprekshëm.
Kosova nuk kthehet me 16 shkurt 2008!
E keni kot.
E mbronë Kushtetuta e saj.
Dhe natyrisht shqiptarët e Kosovës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera