Lajme

Halil Matoshi i kërkon llogari Shqipërisë për hartën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 22 November 2019

Çështja e librit të “Qytetarisë” në të cilin mësojnë nxënësit e klasën se nënte në Shqipëri, është bërë kogja e madhe në Kosovë.

Kjo pasi që në këtë libër shkollor, në hartën e Evropës, Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta inFokus.

E për këtë çështje ka reaguar edhe këshilltarit politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi.

-Advertisement-

Sipas Matoshit,  kjo hartë ua kafshon shpirtin shqiptarëve të Kosovës të cilët luftuan për shtetin kombëtar.

“Në librin “Qytetaria” të klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare në Republikën e Shqipërisë, âsht nji hartë e Europës, në të cilën Kosova âsht pjesë e Serbisë dhe jo nji shtet i pavarur.Kjo hartë shpërfaq terror psikologjik, pra ua kafshon shpirtin shqiptarëve të Kosovës, që për 100 vjet histori të përbashkët, luftuan për shtet kombëtar!”, ka shkruar ai.

Matoshi për këtë ka kërkuar llogari edhe nga Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shani dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

 

“Përderisa Kryeministri shqiptar Edi Rama si shtetar mund të thuhet se nuk ka punë me librat, një shpjegim ia kanë për borxh Atdheut të të parëve, Kosovës, Ministresha e Arsimit Besa Shahini dhe Genti! Ministri i jashtëm shqiptar!?”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera