Lajme

Halil Kastrati kalon më sukses operimin, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 06 October 2021

Humanisti, Halil Kasatrati, ka kaluar me suksese operimin.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Kastrati përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.

-Advertisement-

Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim. Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku”, thuhet në reagimin e tij.

Kastrati ka thënë se shumë shpejt pret që të ia nis punës me “Jetimat e Ballkanit”.

“Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë”, thuhet në shkrimin e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera