Lajme

Halil Kastrati, për një vit 120 shtëpi për skamnorë

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 21 December 2018

Mbi 120 banesa dhe 100 mijë euro për të sëmurit ka arritur të siguroj shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’.

Humanisti Halil Kastrati, drejtor i kësaj shoqate ka treguar për kontributin që kjo shoqatë ka dhënë për familjet shqiptar.
Ai përmes një publikimi në Facebook ka treguar se këtë vit kanë ndërtuar mbi 120 shtëpi kurse mbi 600 mijë kilogramë ushqim i ka shpërndarë për nevojtarët, transmeton Gazeta inFokus.

Siç ka njoftuar Kastrati të gjithë këtë e ka arritur me ndihmën e kontribuesve dhe njerëzve të vullnetit të mirë.

-Advertisement-

“Kontributi i juaj e puna e jonë këtë vit. Me buzëqeshje e nisëm dhe me buzëqeshje po e përfundojmë këtë vit, mbi 600.000 kg ushqim për nevojtarët për një vit, mbi 100.000 shujta në kuzhinën tonë këtë vit, mbi 100.000 euro të dhuruara për shumë të sëmurë, mbi 120 shtëpi e banesa në trojet shqiptare, mbi 100 paga mujore për jetima, mbi 50 bursa studentore këtë vit, Faleminderit të gjithëve e Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

I njohur si hoxhë, humanisti Halil Kastrati përmes donacioneve të siguruara nga njerëz të vullnetit të mirë, ka bërë qindra familje të varfra me banesa ose shtëpi. Veprimtaria e tij nuk shtrihet vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera