Lajme

Halil Kastrati ndihmon edhe 130 familje në nevojë në Mitrovicë 

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 02 April 2020

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e drejtuar nga hoxhë Halil Kastrati, sot ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 130 familje në nevojë të Mitrovicës, ku 30 prej tyre janë dhuruar për familjet që jetojnë në pjesën veriore të qytetit.

Me rastin e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ku së bashku me hoxhën Halil Kastrati kanë ndarë pakot ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë sociale.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, ka falënderuar dhe vlerësuar kontributin e shoqatës së hoxhës Halil Kastrati, duke thënë se shoqata e tyre vazhdimisht ka ndihmuar shumë familje të Mitrovicës me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve në nevojë, si dhe kanë zgjidhur çështjen e banimit disa familjeve, me ç’ rast nga një projekt i përbashkët janë ndërtuar edhe 50 shtëpi të cilat do të ndahen shumë shpejt për familjet e përzgjedhura.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera