Fokus

Halil Kastrati “koritë” Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 December 2019

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, liderin më të besuar prej politikanëve që kandiduan, qytetarët e zgjodhën Albin Kurtin.

Ky mori besimin e plot 183 mijë e 952 qytetarëve, shkruan gazeta inFokus.

Pas Kurtit, liderja e dytë më e besuar doli Vjosa Osmani, me 176 mijë e 16 votues.

-Advertisement-

Ndërsa i treti doli Kadri Veseli i PDK-së me 145 mijë e 881 vota, shkruan gazeta inFokus.

Në këto zgjedhje nuk ka kandiduar humanisti i madh, Halil Kastrati, mirëpo po del se tek qytetarët ky është më i besuar edhe se Albin Kurti.

Madje, këtë e mundi me rezultat shumë të thellë.

Në një sondazh 24-orësh të realizuar nga Gazeta inFokus, kanë votuar plot 8 mijë e 400 qytetarë, ku pyetja ishte se “Kujt i besoni më shumë, Albin Kurtit apo Halil Kastratit?”.

Këtu, Kastrati doli me 72% të votave, derisa lideri i Vetëvendosjes mori vetëm 28% sosh.

Ose nëse kthehet në numra, Albin Kurti ka marrë veç 2 mijë e 300 vota, derisa Halil Kastratit nga 8 mijë e 400 persona që morën pjesë në sondazh, 6 mijë thanë që i besojnë më shumë se Kurtit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera