Lajme

Halil Berisha nga Specialja: Ne kemi pritur të mblidhen prova për ata që masakruan familjen Jashari e jo për Adem Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 28 October 2021

Për dy ditë me radhë u dëgjua dëshmia e gazetarit Halil Berisha në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Berisha i është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë pse është me rëndësi për publikun që të publikohet artikull se janë kërkuar dokumente për Hashim Thaçin, Adem Jasharin, Sami Lushatkun dhe të tjerët.

“Ne kemi pritur që të mblidhen prova për ata që masakruan e vranë edhe fëmijët e familjes Jashari, e jo për Adem Jasharin. Kjo ka qenë e çuditshme dhe nuk kemi pritur. Për këtë si gazetarë kemi menduar se është në interes të publikut me u raportu pse po kërkohen fakte tani për Adem Jasharin”, ka thënë Berisha.

-Advertisement-

Më poshtë dëgjojeni deklaratën e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera