Haley: Vendimi i Trump për Jeruzalemin avancon procesin e paqes në Lindjen e Mesme

Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 10 December 2017
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley theksoi sot se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së do të ndihmonte procesin e paqen në Lindjen e Mesme.
“Mendoj se kjo do të avanconte gjërat për procesin e paqes”, konfirmoi Haley për stacionin televiziv CNN.“Trump ka përmbushur vullnetin e popullit amerikan”, shtoi ajo duke iu referuar një ligji të miratuar nga Kongresi në vitin 1995, aplikimi i të cilit është shtyrë nga presidentët paraardhës.
Ky tekst kërkon zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jeruzalem, “kryeqytet i Shtetit të Izraelit”.Dhjetëra mijëra manifestues kanë dalë edhe sot në rrugë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën për të protestuar kundër vendimit të Trump, njoftuar të mërkurën.
“Përsa i përket pakënaqësive, ne e dinim se kjo do të ndodhte. Por, guximi është origjina. Kur ju merrni një vendim, e dini se disa do e konsiderojnë negativisht dhe disa e konsiderojnë pozitivisht”, theksoi Haley.
“Pas 22 vitesh shtyrje, presidenti mendoi se ishte koha për të provuar të avancojmë gjërat”, shtoi ajo.“Tashmë, izrealitët dhe palestinezët mund të bashkohen për të vendosur për kufijtë, u përket atyre për të vendosur limitet dhe për të diskutuar se çfarë dëshirojnë që Jeruzalemi të bëhet”, nënvizoi ambasadorja amerikane në OKB.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...