Lajme

Hakohet faqja e Postës së Kosovës në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 30 October 2021

Gjatë ditës së djeshme drejtori i shtijës dhe marketingut në Postën e Kosovës është ankuar në Policinë e Kosovës se llogaria e PTK-së në rrjetin social “Facebook” është hakuar.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se llogaria e PTK-së është përvetësuar nga persona të panjohur dhe i është ndërruar emri.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 29.10.2021-20:05. Ankuesi mashkull kosovar (drejtor i shitjes dhe marketingut në Postë-Telegrafin e Kosovës) ka raportuar se llogaria e PTK-së, në rrjetin social facebook, është përvetësuar nga person-a të panjohur dhe i është ndërruar emri. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera