Lajme

Hakohet faqja e Komunës së Gjilanit në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 10 November 2023

Faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit në Facebook është sulmuar dhe që tri javë nuk është aktive.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se rasti është raportuar tek organet kompetente të hetuesisë dhe po punohet që të rikthehet sa më shpejtë, përderisa ka sugjeruar që për informim qytetarët të referohen te faqet e drejtorive komunale.

“Sulmet e këtij niveli flasin shumë për demokracinë dhe nivelin e individëve e grupeve të caktuara, se çka janë në gjendje të bëjnë për qëllimet e tyre dashakeqe për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Hyseni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera