Lajme

Hakohet emaili i Gazetës Infokus

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 20 October 2022

Sot rreth orës 04:00 është hakuar emaili i Gazetës Infokus, [email protected].

Njoftimi:

Të nderuar lexues e bashkëpunëtorë të Gazetës Infokus,

-Advertisement-

Ndihemi të obliguar të ju njoftojmë se jemi nën kërcenim të sulmeve kibernetike tash e sa ditë.

Si pasoj e kësaj deri me tani na është hakuar njëra nga e-mail adresat qe kemi përdorur deri me tani për komunikim kryesisht me klientët, [email protected].

Ju lutem injorojeni çdo e-mail qe keni mundur ta pranoni nga kjo adresë e cila na është hakuar sot rreth orës 04:00.

Çdo email që mund të ju ketë ardhur pas asaj kohë nuk është dërguar nga ne.

Ju lutem ti kushtoni kujdes emaileve që mund të ju arrijnë pasi llogaria nuk është më në shfrytëzimin tonë.

Ne tashmë jemi duke shfrytëzuar çdo mundësi për të rikthyer e-mailin dhe në përpjekje të vazhduëshme për të siguruar privatësinë e adresave dhe platformat tona online.

Qasja në ueb faqe dhe platformat tjera të Gazetës Infokus është e sigurt dhe nuk paraqet asnjë rrezik për lexuesit.

Deri në një njoftim të dytë, të keni parasysh që asgjë që bëhet nga ai e-mail adresa [email protected], nuk është përgjegjësi e jona.

Për çdo komunikim zyrtar me ne mund të na shkruani në e-mailin tjetër [email protected] ose në numrin e redaksisë; 049994995

Sa po të rikthejmë e-mailin do të njoftoheni sërish të gjithë!

Faleminderit për mirëkuptim!

&

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera