Lajme

“Hakiu mungon”, Ganimete Musliu e pikëlluar që kolegu nga Vetëvendosje nuk merr pjesë në seancë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 25 November 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka publikuar një status në llogarinë e saj në Facebook ku ka treguar se Haki Abazi nuk gjendet as sot në seancën e Kuvendit.

Musliu duke ironizuar i ka bashkëngjitur statusit edhe një ikonë ku shfaqet e pikëlluar për mospjesëmarrjen e Abazit në seancë.

“Hakiu mungon🙁.”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

E gjithë kjo erdhi pasi deputeti i partisë në pushtet, Abazi nuk po merr pjesë në seancat e Kuvendit pas një pakënaqësie që ka shfaqur edhe në llogarinë e tij ku ka shkruar se ka një mori ankesash që i ka transmetuar tek “lidershipi” duke lënë të nënkuptohet që janë shfaqur mospajtime brenda partisë në pushtet.

“Të dashur qytetarë- votues

Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot”, kishte shkruar Abazi.

Një deklaratë kjo që ngjalli shumë reagime e si duket me këtë ka vendosur të ironizojë edhe deputetja e PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera