Lajme

Haki Morina viziton shoqatat e dala nga lufta

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 24 January 2021

Haki Morina, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kandidatët për deputet nga Klina, kanë vizituar shoqatat e dala nga lufta, shkruan Gazeta inFokus.

Morina, ka treguar se diskutimi kryesor ishte për rrethanat politike dhe vlerën e UÇK’së.

“Në Klinë për tu nisur drejt Kosovës, me strukturat e partisë nga dega dhe kolegët kandidatë në Klinë, vizituam shoqatat e dala nga lufta, ku diskutimi kryesor ishte rrethana politike në vend dhe procesi i padrejtë qe po i bëhet vlerës së UÇK-së, krenarisë sonë të madhe kombëtare!”, ka shkurar ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se Haki Morina është kandidat i PDK’së nga diaspora./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera