Lajme

Haki Abazi vazhdon gjurmimin për gjetjen e hard-diskut

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 21 May 2020

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, po vazhdon ta kërkojë hard diskun nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, në të cilën ishte kërkuar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti Hashim Thaçi.

Abazi në seancën ku u votua mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, kishte tentuar ta gjente hard diskun me inqizimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Edhe sot, rreth dy muaj më vonë, Abazi vazhdon të njëjtin gjurmim për gjetjen e hard-diskut të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Të enjten në mbrëmje, Abazi ka thënë për Klan Kosovën se vazhdon të jetë e rëndësishme për të gjetja e hard-diskut.

“Është biseda e pjesëmarrësve të takimit. Mendoj se nuk do duhej të jemi të hollësishëm për çështjen e bisedave aty, por pas atij takimi presidenti doli para gazetarëve dhe kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Abazi. “Ato mbledhje janë obligim që të incizohen, por nuk bëhen publike bisedat, natyrisht. Janë njerëzit aty të cilët duhet të kryejnë punën e tyre për mbajtjen e procesverbalit të mbledhjeve”.

Dy muaj më parë, Abazi kishte deklaruar se pas kërkimeve të tij në Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kishte kuptuar se “përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat”, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk kishte punuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera