Lajme

Haki Abazi thotë se Osmani mund të bëhet Presidente nga e hëna

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 11 July 2020

sh-Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se halli i deputetit të LDK’së i cili iu vërsul Vjosa Osmanit mbrëmë në Parlament është se Kryeparlamentarja mund të ngjitet në krye të Shtetit nga e hëna kur edhe Hashim Thaçi udhëton për Hagë.

Me këtë rast, ai ka thënë se po vijnë ditë të mira derisa paralajmëron ardhjen e Qeverisë Kurti .

“Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti!”, ka thënë Abazi që aktualisht ka mbetur pa asnjë pozitë.

-Advertisement-

Vjosa Osmani është përplasur me fjalë mbrëmë me deputetin e LDK’së, Xhavit Ukaj, i cili shkoi te foltorja e Kryeparlamentares pasi kjo e fundit e kërcënoi se me forcën e sigurimit fizik do ta largonte nga seanca pasi i njëjti protestoi kundër mënyrës se si ish-Nënkryetarja e LDK’së po i favorizonte deputetët e Albin Kurtit.

Vjosa Osmani prej se është prishur koalicioni me Vetëvendosjen ka dalë kundër vendimeve të LDK’së dhe ka përkrahur shumicën e iniciativave të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Ndërkohë, Haki Abazi kohëve të fundit është përballur me akuza të një pjesë të shoqërisë civile se ka përkrahur dy-tri OJQ në dëm të OJQ’ve tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera