Lajme

Haki Abazi shoqërohet në polici pas incidentit me Dardan Molliqajn

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 11 September 2019

Pas debatit në emisionin Pressing Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi tashmë i kanë dhënë edhe versionet e tyre për këtë incident.

Abazi rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, ku tashmë ai është edhe shoqëruar nga policia, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

“Haki Abazi është shoqëruar në stacion policor, ku ka shkuar për ta hapur rastin”.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni Pressing, pasi Haki Abazi  i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera