Lajme

Haki Abazi përmend punët që u bënë “halë në sy”

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 02 April 2020

Ende pa u bërë dy muaj të plotë, Qeveria Kurti, u rrëzua, e kjo nga partneri i tyre qeverisës LDK.

Vetëvendosje, e cila udhëheqte Qeverinë, disa herë akuzoi se në fakt arsye e rrëzimit të Qeverisë nuk ishte ajo që flitej, shkruan gazeta inFokus.

E tash zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka përmendur disa punë që ai thotë se u bënë halë në sy.

-Advertisement-

“- I përgjysmuam pagat për vete.

– I shkarkuam 7 Koordinatorët Nacional të panevojshëm.

– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat.

– Mbështetëm financiarisht evitimin e dëmeve nga fatkeqësia natyrore të stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut.

– U shkarkuan Bordet e Drejtorëve të “Telekomi i Kosovës” Sh.A, “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos, “Trepça” Sh.A dhe ShSKUK-së. I kemi emëruar bordet e reja në Telekom, Trepçë dhe ShSKUK.

– U shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.

– I dhuruam 200 mijë euro mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga tërmeti

– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë për akcizën e duhanit

– Fillimisht i ndamë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi. Më vonë i shtuam 10 milionë euro për luftimin e përhapjes së pandemisë Coronavirus.

– U themelua Grupi i ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet e reformës së Vettingut.

– Riatdhesimin e 14 konsujve të kotë nëpër botë, shkarkimin e ambasadorëve dhe diplomatëve të tjerë.

– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.

– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.

– Ministria e Integrimit Evropian kursen 330.000 euro çdo vit nga qiraja

– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të na mbështetur me 2.785.000 dollarë.

– Me 6 mars u aprovua Programi Qeverisës i Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023.

– E anuluam vendimin e Qeverisë ku “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë euro.

– I vendosëm sanksione kompanisë “Sabalan Company – Iran”.

– U aprovua Projektligji për Ndarjet Buxhetore të Republikës i cili u votua me 14 mars këtu në Kuvend.

– Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova”, do të bëhet.

– U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”.

– U miratua vendimi që i kërkon AKP të pezullojë veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme shpallur më 5 mars 2020.

Me datën 11 mars, dy ditë para rastit të parë me Coronavirus, kemi marrë një seri vendimesh që lidhen me virusin Korona, të njohur si COVID-19:

– Ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private.

– U ndaluan hyrje-daljet në disa komuna.

– U mbyllën kufijtë e aeroporti (kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë për joshtetasit e Kosovës).

– U themelua Komisionin e Posaçëm për parandalimin e infeksionit të virusit Korona.

– Janë shpërndarë materialet e domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat.

– Është shpallur emergjenca për shëndetin publik.

– Qendrën e Studentëve në Prishtinë e kemi caktuar si hapësirë karantine.

– Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

– E kemi ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Tani është në ndaluar për intervalin kohor 17:00 – 06:00.

– Kemi ndaluar edhe tubimet publike e private në hapësirat e hapura e të mbyllura.

– Kemi bërë dhurimin e dy pensioneve të asistencës sociale prej datës 24 mars.

– Pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë (30 €) euro në muaj për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale:

  • Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro
  • Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
  • Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim të trija këto për dy muajt në vazhdim.

– Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike që kanë vështirësi financiare me kthim deri më 31.12.2020,

– Sigurim i mbështetjes shtesë financiare për Komunat në vlerë deri në dhjetë milionë (10,000,000.00 €) euro;

– Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për muajin Prill dhe Maj, për mjekët dhe infermierët, policët e Policisë së Kosovës, gardianët e Shërbimit Korrektues, zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, inspektorët e Inspektoratit të Punës, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, doganierët e Doganës së Kosovës, inspektorët e Inspektoratit të Tregut, inspektorët e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektoratit të Mjekësisë së Punës

– Pagesë shtesë në vlerë prej 100 € për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për Prill dhe Maj

– Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 € për ata që humbin vendin e punës për muajin Prill, Maj dhe Qershor,

– Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë,

– Sigurimi i likuiditetit financiar për:

  • Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit në shumën dhjetë mijë (10,000 €) euro për periudhën 24 muajsh,
  • Shoqëritë Tregtare/Kompanitë që ofrojnë shërbime bazike me kthim deri më 31.12.2020,

– Grante dhe subvencione shtesë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit dhe për atë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej pesë milionë euro për secilën;

– Mbështetje për eksportuesit pas përfundimit të situatës COVID-19, në vlerë prej dhjetë milionë euro,

– Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare nga njëqind e tridhjetë (130€) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit,

– Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, për muajin Prill, Maj dhe Qershor,

– Reciprociteti me Serbinë.

Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e mëhershme dhe nga komunat, një borxh të gjithmbarshëm në vlerë 328 milionë euro”, ka shkruar Abazi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera