Haki Abazi për planin e përditësuar franko-gjerman: Si çdo tjetër, edhe ky do të dalë në publik

Autori: Gazeta inFokus
23:55 | 06 December 2022
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në emisionin “DPT te Fidani” në T7 ka folur rreth planit të përditësuar franko-gjerman.
Ai tha se nuk e ka parë këtë plan, ndonëse publikisht ka bërë pyetje për të.
“Nuk e kam parë planin e apdejtum (update-përditësim), sipas informacioneve është dorëzu sot, e kam bo publike pyetjen pse është dasht me u dakordu për planin franko gjerman”, tha ai.
Sipas Abazit, ka pasur pajtueshmëri që ky plan të mos diskutohet në publik.
Ai kërkoi përfshirje më të madhe institucionale sa i përket këtij plani
“Si cdo tjetër, edhe ky plan do të dalë në publik, duhet të dalë sa më shpejt sepse ky është fati jonë, nuk duhet t’ia injorojmë kuriozitetin qytetarëve”, tha ai në “DPT te Fidani”.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.
“Versioni i fundit i tekstit është dërguar dje në Beograd dhe sot në Kosovë. Ato [Kosova dhe Serbia] duhet të angazhohen tani në një diskutim serioz, sepse ky është një moment, ku ka një mundësi të madhe”, tha Borrell.

Të tjera
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Çfarë ka ndodhur me objektin e qeverisë që ndodhet në “Gërmi”, supozohej të ishte Qendër Protokollare
Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në p...
-
Mbi 16 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë është ...
-
Presidenti ukrainas Zelenskiy, vazhdon vizitat në kryeqytetet evropiane
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në Bruksel, në vazhdë...
-
Konjufca mesazh Escobarit për Zajednicen: Pa kryeministrin nuk bëhet, unë e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë t...
-
Parlamenti Evropian debaton për dialogun Kosovë-Serbi
Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, do të diskutojë për ra...
-
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikoh...
-
Shkon në mbi 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri
Mbi 15 mijë raportohet të ketë shkuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmeti...