Lajme

Haki Abazi nuk pret shumë, ia zë zyrën Avdullah Hotit

Autori: Albina Haliti 10:07 | 27 March 2020

Zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi, duket nuk ka pritur as 24 orë nga shkarkimi i Avdullah Hotit për të zënë zyrën e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Haki Abazi, tani është vendos në zyrën e ish-zëvendëskryeministrit të LDK-së, Avdulla Hoti.

Gazeta inFokus, i ka shkruar Abazit për këtë por që i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

-Advertisement-

Abazi bashkë më stafin e tij ishte i vendos në një nga zyret në ndërtesën e qeverisë por që si duket nuk ka qene i kënaqur me hapësirën dhe kushtet e saj.

Kjo zyre gjendet në katin e tretë në ndërtesën e qeverisë, pikërisht një katë sipër zyrës së kryeministrit Albin Kurtit, shkruan Gazeta inFokus.

Bile për këtë Abazi ishe ankuar edhe publikisht që Avdullah Hoti e kishte zyrën më të mirë dhe se kjo i ka penguar që nga dita e parë.

“Avdullah Hoti me kryeneçësi është barikduar në katin e tretë vetëm për veten e tij derisa të tjerët nuk kanë pas vend”, ishte ankesa e Abazit e shprehur edhe ne publik.

Haki Abazi ka ditë që hedhë akuza të rënda ndaj ish zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, duke e fajësuar se edhe i ka marr punën. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera