Lajme

Haki Abazi me “një mijë” ankesa në konferencë për media, iu drejtohet qytetarëve si deputet

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 14 October 2022

Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media ka shpaluar edhe të gjeturat mbi krizën energjetike në vend.

Bazuar në një raport, Abazi tha se aty thuhet se Kosova ka mungesë serioze të një strategjie afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë.

Megjithatë, thuhet edhe se Kosova ka strategji ambicioze që përfshin burimet e ripërtëritshme.

-Advertisement-

“Dua të tërheq vëmendjen tuaj në pjesë të rëndësishme të raportit të energjisë që janë në përputhje me deklarimet E mija, raporti thotë qartë në shtyllën e katërt ku është agjenda e gjelbërit se është bërë progres i limituar në sektorin e energjisë, por Kosova ka mungës serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë, raporti cek se Kosova ka një strategji ambicioze që përfshin burimet e ripërtëritshme por nuk është aprovuar për shkak të krizës”, tha Abazi në konferencë.

Deputeti nga VV-ja tha se raporti kërkon që planet të përputhen me parimet e agjendës së gjelbër për Ballkanin perëndimor.

Ai tha se duhen veprime urgjente që Kosova të vendoset në binar të një sistemi energjetik të qëndrueshëm.

Në raport, si plan është edhe përfshirja e shtëpive private nga shteti, rrjedhimisht mund të bëhet ndryshimi i bojlerëve.

”Raporti kërkon që strategjitë planet të përputhen me parimet e agjendës së gjelbërt për Ballkanin perëndimor. Në kapitullin e 15, duke e ditur që Kosova varet nga qymyri… nevojitet veprim urgjent për ta vendosur Kosovën në binarët e një sistemi energjetik të qëndrueshëm në funksion të mbrojtjes sws mjedisit dhe shëndetit publik… Miratimi i strategjisë në linjë me agjendën e gjelbër, të përfundohen punët për rehabilitimin e Kosovës B dhe te filloj dekomisionimi i Kosovës A… përfshirja e shtëpive private, shteti të përfshij edhe shtëpitë private, Mund te ndaj ndryshimin e bojlerëve që ngrohen me rrymë, në Prishtinë që kanë ngrohje me kogjenerim do të zvogëlonte nga 30-40%. Në fund miratimi i ligjit për burimet energjetike”, tha Abazi gjatë konferencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera