Lajme

Haki Abazi me kritika për Mimoza Kusarin: Është hendikep i madh që ajo drejton Grupin Parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 October 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në konferencën e sotme për media ka thënë se s’është duke dalë nga VV-ja, derisa ka adresuar kritika për mënyrën se si po funksionon grupi i deputetëve të Vetëvendosjes brenda Kuvendit.

Ai ka pasur kritika për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarin-Lilën, për mënyrën e organizimit të deputetëve të partisë që drejton Albin Kurti. Ai thotë se fakti që ajo s’vjen nga LVV është një hendikep i madh, derisa ka kritikuar Kusari-Lilën se s’ka provuar të krijojë kohezion mes deputetëve.

“Ajo që më ka bërë ta vendos në listën e këtyre çështjeve është një diskutim për mveshje të deputetit me anlfabetizëm. Nuk ka të bëjë kjo fare me mosangazhim apo me mospërgatitje, por ka të bëjë me skenarë që paraqiten në seancat plenare dhe gjatë debateve të cilat nuk lënë hapësirë të mjaftueshme që deputetët të angazhohen. Kjo ndryshon komplet nga analiza që bëhet se deputetët nuk janë aty për t’u paraqitur në foltore, shumica e deputetëve kanë gatishmëri që të përgatiten. Por, janë dy probleme brenda këtij skenari. Një është ndarja – ndarja se si bëhet në komisione parlamentare, që shumica e deputetëve vendosen në pika të ndryshme dhe janë të papërgatitur për diskutime, pra ekziston një shkëputje e hallkës së diskutimit përmbajtjesor – dhe e dyta sa i përket GP të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një hendikep të madh sepse kemi kryesuese të Grupit Parlamentar një njeri që nuk vjen nga Grupi Parlamentar i yni dhe as nuk është krijuar dhe as s’është tentuar të krijohet kohezion që deputetët ta japin më të mirën”, ka thënë Haki Abazi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se këto çështje do t’i adresojë edhe në hierarkinë e partisë dhe Qeverisë.

“Rrjedhimisht unë kam qenë i qartë. Këto që po i them do t’i them edhe në vazhdimësi edhe në hierarkinë institucionale dhe partiake. Është koha e fundit që t’i kthehemi përmbajtjes dhe debatit përmbajtjesor dhe jo idesë se deputeti është makinëri votuese që deputeti duhet të ngrejë dorën për të votuar”, ka thënë Abazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera