Lajme

Haki Abazi krahason Avdullah Hotin me Esat Pash Toptanin, zbulon detaje të marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 16 September 2020

Vetëvendosje ka qenë kritike e ashpër ndaj nënshkrimit të asaj që herë quhet marrëveshje e herë zotime në Uashington të ShBA-ve.

Vetëvendosje ka organizuar edhe shumë konferenca kundër kësaj, shkruan Gazeta Infokus.

Por një hap më tej ka shkuar Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës.

-Advertisement-

Abazi ka krahasuar Avdullah Hotin me Esat Pash Toptanin, atë që në histori njihet si tradhtarë i shqiptarëve.

Abazi ka zbuluar detaje të marrëveshjes që Esat Pashë Toptani kishte nënshkruar me Serbinë në vitin 1914.

Këtë duke e krahasuar me marrëveshjen e Hotit, shkruan Gazeta Infokus.

““Shqipëria merr mbi vete obligimin se nuk do t’i kundërshtojë Serbisë për ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut gjer në Durrës, pasi kjo do të marrë obligim që t’ua kompensojë pronarëve për tokën që ua merr për nevoja të hekurudhës”.

Neni 11, Marrëveshja e Serbisë me Esat Toptanin”, Nish, 17.09.1914”, ka shkruar Abazi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera