Lajme

Haki Abazi: Këshillit të Sigurisë Kombëtare veç hardiskut iu ka prishur edhe diktofoni

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 30 March 2020

Vetëvendosje e sidomos kreu i saj dhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po thonë që Hashim Thaçi, Presidenti i vendit, tentoi puç në Qeverinë e tij.

Kjo patën thënë që dëshmohet edhe në bisedën që e patën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kur u diskutua për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e përdorimin e ushtrisë për Koronavirusin e ri, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, në Kuvend, më pas, thanë që nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, kanë thënë që HardDisku është prishur e nuk ka dëshmi se çka është folur aty.

-Advertisement-

Por, veç harddiskut, është edhe një pajisje që ka regjistruar zërin në atë takim, diktofoni.

Megjithatë, si duket edhe ky është prishur.

Të paktën, kështu po thotë zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, shkruan gazeta inFokus.

Abazi po pretendon që krejt këto po bëhen me qëllim.

“Vullnetin dhe përcaktimin e sovranit nuk mund ta bëjë një president që kërkon një kryeministër servil për ta përfunduar planin e tij. Kjo është vallja e dreqit në mes të rrezikut për arkivolet e COVID-19.

Nga këtu shkojmë në zgjedhje sipas kushtetutës, matemi me votë, ndërsa deri atëherë do të kemi një qeveri në detyrë, e cila po kryen me sukses detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu”, ka thënë Abazi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera