Lajme

Haki Abazi i shkruan Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 21 January 2019

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një letre iu është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ai e ka fajësuar Haradinajn duke thënë se i ”  ke mundësuar Thaçit dhe Veselit me sjellë vendin në kollaps total edhe më të madh se që ka qenë”, shkruan gazeta inFokus.

“E ke tradhëtur një besim që ta kishte dhënë Rugova për më qenë aktor politik duke të bërë kryeminstër për të mos lejuar pikërisht vendosjen e kontrollit të shitur e të shpifur të një grupacioni që ka prejardhje të dyshimt,rol të dyshimt që ka përvertësuar meritat e luftës, e ka përdhosur luftën e shenjtë të UÇK, ka shkelur gjakun e Jasharëve, e ka dërguar shokët e luftës në burg” ka shkruar Abazi.

-Advertisement-

Sipas tij, Thaçi e ka vënë në rrezik Kosovën duke e izoluar atë ekonomikisht dhe duke zhvatur buxhetin.

Abazi ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj.

“Jep dorëheqje si burrat edhe mos lejo me t’i lënë këmbët e arushës. Thaçi nuk është kah do me rrëzu qeverinë, ai e do këtë qeveri që udhëheq në këtë formë përderisa problemet e 20 vjetëshit të krijuara e të grumbulluara po të faturohen ty dhe njerëzve të vendit”, ka thënë tutje Abazi.

Ai ka përfunduar letrën e tij duke i thënë Haradinajt “dil me nderë se me lëshu rend është veçori e burrave të mëdhenjë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera