Lajme

Haki Abazi flet pas lajmeve për shkarkimin e tij nga GP i LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 03 May 2023

Në media po qarkullon lajmi se deputeti i GP të LVV-së, Haki Abazi është perjashtuar nga GP i kësaj partie.

Deputeti Haki Abazi ka thënë se ende nuk e ka një informacion të tillë dhe se kush mund ta ketë amrrë kete vendim.

“Unë nuk kam marrë asnjë informacion, nuk e di kush ka marrë vendim a ka marrë vendim kryesia e Vetëvendosjes, Këshilli i Përgjithshëm, Grupi Parlamentar, nuk kam parasysh asnjë gjë se nuk jam njoftu as per ndryshimin e ulësese në kuvend dhe as për vendimin per te cilin po flisni” tha Abazi per Gazeta Blic.

-Advertisement-

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi, tha se ditën e stome i ka ndodhur një incident në Kuvend, ku një deputet i kësaj partia ishte ulur në vendin e tij në Kuvend.

Abazi tha se nga partia në cilin ai bën pjesë është tentuar të mbulohet dështimi në Bruksel duke inskenuar një përplasje t% tij me deputetin Sali Zyba.

“Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!Si duket për të mbuluar dështimin në Bruksel të një rezultati negativ që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perendimi, deshën sot në Kuvendin e Kosovës të orkestrojnë një skandal e pëprlasje fizike me Sali Zybën. Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshprues dhe veprim fëmijësh. Nuk ka rëndësi ku ulem, në cilën pjesë të parlametit apo nê cilin kapacitet do të flas, unë jam betuar për të thënë të vertetën dhe për të mbrojtur interesin publik të vendit tim” shkruaji Abazi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera