Lajme

Haki Abazi e quan Skënder Hysenin naiv, infantil e të korruptuar

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 05 August 2020

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar koordinatorin e Qeverisë Hoti për dialogun me Serbinë, Skënder Hysenin.

Kjo pas vizitës të këtij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta Infokus.

Hyseni pavarësisht se shkoj në ShBA, atje nuk u takua me të dërguarin e posaçëm të Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, por bisedoi me të në telefon.

-Advertisement-

E kjo ishte arsyeja që Abazi akuzoi rëndë Hysenin, duke e quajtur infantil, naiv e të korruptuar.

“Duhesh me qenë infantil në politikë, naiv në diplomaci dhe i korruptuar që të shpenzosh paranë publike që të shkosh në Amerikë pa legjitimitet dhe të bësh telefonata me zyrtarët”, ka shkruar Abazi./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera