Lajme

Haki Abazi dhe Albin Kurti nuk duhet të jenë në një listë, ja kush e thotë

Autori: Hateme Smajli 20:21 | 18 January 2021

Listat e partive politike, Avni Çakmakut, po i konsideron vetëm sa për të marrë më shumë vota, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas nënkryetarit të Partisë Fjala, listat me kandidatë për deputetë të cilat u bënë publike nga partitë në vend kanë kontradikta të shumta.

Madje ai thotë se një të tillë e ka më së shumti lista e VV-së. Sipas tij nuk duhet të jenë pjesë e një liste, Haki Abazi e Albin Kurti.

-Advertisement-

Komentin që lista e VV-së është bërë “Gjithçka 1 euro” ai quan si të saktë.

“Cila është logjika e prezantimit të asaj liste kur në vete përmban kontradikta. Po e dëshmojnë se në esencë e kanë synim pushtetin. Nuk shkon Haki Abazi me Albin Kurtin në asnjë formë për shkak se edhe në aspektin e përgatitjes profesionale ai i përket një ekstremi të djathtë. Ata bashkëjetojnë në një strukturë partiake dhe një koment e dëgjova që pak a shumë e përcakton atë çfarë po dua të them që ishte lista e VV-së është bërë si dyqanet e “Gjithçka 1 euro”, ka thënë ai.

Për më shumë ndiqni intervistën në vazhdim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera