Lajme

Haki Abazi: Cirku i Kurtit është vetëm në favor të Vuçiqit dhe në dëm të thellë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 29 June 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se cirku që kryeministri Albin Kurti është duke e bërë është vetëm në favor të Vuiqit e në dëm të thell për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se Kosova nuk ia ka borgj Kurtit izolimin dhe as dënimin e botës demokratike për shkak të vendimeve të pamenduara mirë dhe të bazuara në njëmendësinë qeverisëse.

“Cirku i Kurtit është vetëm në favor të Vucicit dhe në dëm të thellë të Kosovës, qytetarëve dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar!  Kosova nuk ja ka borgj Kurtit izolimin dhe as dënimin e botës demokratike për shkak të vendimeve të pamenduara mirë dhe të bazuara në njëmendësinë qeverisëse.  Nga izolimi i Serbisë nga vendet e BEse, është kthyer në izolim dhe masa kundër Kosovës dhe kjo është vetëm për shkak të gabimeve sistematike në dialog dhe deshtimit të artikulimit të interesit të vendit tonë.  Mungesa e plotë e demokracisë në LVV dhe mungesa e plotë e funksionimit të parlamentit dhe komisioneve parlamentare e bën sjelljen e Kurtit të rrezikshme dhe pa kontrolle e llogaridhenie dhe në anën tjetër Kurti ka krijuar terren të përshtatshëm për përmirësimin e pozitës së Serbisë në raport me BE”, ka shkruar Abazi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera