Rozë

Hakeret Vjedhin filmin e ri “Pirates of the Caribbean”, kërkohen para virtuale për kthimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 16 May 2017

Bog Iger, kreu i kompanisë Disney, i ka thënë stafit të ABC-së që hakerët duket se kanë vjedhur filmin “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Hakerët janë duke e kërcënuar Disneyn se filmin do ta publikojnë në pjesë nga 20 minuta nëse nuk paguan në këmbim paratë virtuale, Bitcoin, transmeton Koha.net.

Disney menjëherë ka filluar që të bashkëpunojë me hetuesit federal për të zgjidhur këtë rast.

-Advertisement-

Iger ka refuzuar të paguajë “shumën e madhe” që kërkohej.

Filmi i ri “Pirates of the Caribbean” do të jetë një film i madh për kompaninë dhe nuk supozohet që të shfaqet nëpër kinematë botërore para datës 26 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera