Hakerët “trondisin” shumë organizata në botë me një sulm
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 13 May 2017
Një numër i madh i organizatave në gjithë botën është përfshirë të premten nga një sulm i hakerëve, të cilët përmes softuerit malicioz kërkojnë para si shkëmbim për funksionimin e serishëm të sistemit.
Kompjuterët në mijëra lokacione janë infektuar dhe për funksionimin e tyre të serishëm programi kërkon 300 dollarë në bitcoin. Raportet për sulme të hakerëve vijnë nga 74 shtete, në mesin e të cilave janë Britania e Madhe, SHBA, Kina, Rusia, Spanja, Italia dhe Tajvani. Shumica besojnë se këto raste janë të ndërlidhura.
Një hulumtues i sigurisë së kibernetikës në Twitter ka bërë të ditur se janë zbuluar mijëra raste me softuerin malicioz, i cili kërkon dëmshpërblim në të holla. Një burim i kompanisë Kaspersky tha se numri i rasteve është duke u shtuar, ndërsa në Avast pohojnë se “kjo gjë është e madhe”.
Edhe pse Microsoft në mars njoftoi se kishte publikuar “patch” për këto raste, në shumë kompjuterë nuk janë instaluar sistemet e azhurnuara, ndërsa disa ekspertë besojnë se për sulmin e hakerëve fajtor është programi i njohur si “krimb”, i cili përhapet në mesin e kompjuterëve. Sulmeve nuk i ka shpëtuar as shërbimi nacional i shëndetësisë së Britanisë së Madhe dhe një numër i madh i kompanive spanjolle.
Edhe FedEx është përfshirë nga sulmet, edhe pse nuk është precizuar se në cilat territore bëhet fjalë, ndërsa lajme të ngjashme vijnë edhe nga Portugal Telecom. Shumë kompani i këshillojnë punonjësit që t’i shkyçin kompjuterët si masë preventive nga sulmet e reja. Check Point, kompani e fushës së sigurimeve, ka bërë të ditur se sot është paraqitur versioni i ri i softuerit malicioz, derisa të tjerët pohojnë se ai përhapet shumë shpejt.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































