Lajme

Hajrulla Çekut ‘i del gjumi’ një ditë pasi boksierët kosovarë u ndaluan nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 25 October 2021

Pas një dite që ekipi i Kosovës nuk pati mundësi të marrë pjesë në kampionatin botëror të boksit për shkak se ekipit kosovar iu refuzua tre herë hyrja në kufirin me Serbinë, ka reaguar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Çeku ka thënë se qeveria e Kosovës e dënon ashpër këtë rast derisa e ka quajtur padrejtësi ndaj boksierëve kosovarë.

“Ju ftojmë që bashkërisht të adresojmë publikisht shkeljen padrejtësinë e bërë ndaj boksierëve kosovarë të cilëve u është mohuar e drejta për pjesëmarrje në kampionatin botëror të boksit në Beograd. Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin për ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror të boksit”, ka thënë Çeku.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka deklaruar se Serbia duhet të pranoj realitetin e Kosovës në sport.

“Boksierët tanë tashmë kanë treguar potencialin e tyre në arenën ndërkombëtare të boksit. Tash e disa vite Kosova është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërorë të Boksit e për më tepër edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Rrugëtimi i ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, është temë e të kaluarës përkundër shtetit tonë fqinj dhe hezitimit të tyre për të pranuar këtë realitet”, ka thënë ministri i Kulturës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera