Lajme

‘Hajnia ka shkuar aq larg – edhe tek memorialet e UÇK-së’

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 05 March 2018

Deputeti i Vetëvendosjes, sot në 20 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, ka thënë se për komandantin legjendar, Adem Jashari nuk dihet shumë nëpër botë.

“Botërisht dihet shumë pak. Adem Jashari njihet pak botërisht për jehonën ndërkombëtare që ka bërë tash e 20 vjet është e pamohueshme dhe kjo ka ndryshuar historinë tonë të 20 vjeçarit të fundit”.

“Është vepër e tij e cila e ka ngritur në piedastalin ku është sot Adem Jashari si kontribues në ardhmërinë e Kosovës”.

-Advertisement-

Ismaili në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kujtimi për dëshmorët nuk ka qenë në nivelin e duhur, gjithë këto vite.

“Por si është mirëmbajtur kujtimi për të dhe dëshmorët e tjerë shpesh ka qenë e tmerrshme mënyra si janë menaxhuar komplekset memoriale, si janë mirëmbajtur, si janë krijuar”.

“Brigada 138 Agim Ramadani, tek tani, kur vitin tjetër është 20 vjetori i Betejës së Koshares, tek tash përfundohet memoriali. Mbi 17 vjet është neglizhuar komplet”.

“Nuk i kemi nderuar mjaft ata të cilët janë flijuar duke nisur nga Adem Jashari edhe të tjerët”.

“Hajnia që është bërë këto vjet ka shkuar aq larg sa ka shkuar edhe në memoriale të UÇK-së”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera