Lajme

“Hajni ordiner” i përgjigjet Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 07 March 2018

Akuzave të Kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar ish-kreut të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Blerim Rexhës se është “hajn ordiner”, u është përgjigjur vetë Rexhaj.

Rexhaj ka thënë se askush nuk mund ta ofendoj dhe i ka quajtur shpifje akuzat e Haradinajt se ai është “hajn ordiner”. Gjersa ka shtuar se këto reagime të Haradinajt po vijnë nga shqetësimi dhe nervozizmi lidhur me gabimin që ka bërë duke shkarkuar të gjithë anëtarët e Bordit. Madje, sërish e ka përmendur se shkarkimi i Bordit të AKA-së ka qenë joligjor, shkruan Infokusi.

“Ua kam thënë atëherë, dhe po e përsërisë prap jeni bërë viktimë (me ose pa qëllim) e grupeve të interesit, e mashtrueseve dhe plagjiatorëve në arsimin e lartë, duke dëgjuar pakënaqësitë e tyre me mos përmbushjen minimale të kritereve të cilësisë, kritere ligjore, nga Bordi i AKA-së”, ka shkruar Rexhaj në profilin e tij në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Rexhaj deklaron se veprimet e Bordit të kaluar kanë qenë të gjitha ligjore, por se disa institucione i kanë parë si pengesë për vazhdimin e aktiviteteve të tyre biznesore. Thotë se bordi që kryesonte ndali regjistrimin pakufi të studentëve, ndali akreditimin pa plotësim minimal të programeve me profesorë të rregullt. Shton se këto rezultate  i ka pranuar edhe EQAR dhe ENQA.

Ish-kreu i Bordit të AKA-së e pranon se ishte ai që e lajmëroi këtë Agjenci për shkarkimin e bordit, pasi thotë se raportimi në EQAR është obligim ligjor, sipas rregullores së anëtarësisë.

“I nderuar kryeministër nuk jam kam bërë “davë” në EQAR! Raportimi në EQAR është obligim ligjor, sipas rregullores së anëtarësisë, pas çdo ndryshimi substancial në Agjenci, mjafton që këshilltarët tuaj të lexojnë rregulloren”, ka shkruar Rexhaj, raporton Infokusi.

Ai ka folur edhe për dorëheqjen e tij nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pasi që thotë se nuk është pajtuar me politikat e privatizimit

“Besoj, që të dy pajtohemi, që toka e Kosovës vlen më shumë! Unë, atëherë, vetëm e ngrita zërin! Të tjerat i di opinioni ynë, mjafton të lexohen! Raportet e mia me miqtë ndërkombëtarë, janë gjithnjë e më të mira”.

Rexhaj deklaron se “tendenca e Haradinajt dhe vartësve të tij që  të fshihen prapa petkut amerikan dhe “informacioneve sekrete” nuk do koment dhe vetëm paraqet qasjen mjerane dhe vetëdijen e institucioneve që ju udhëhiqni. “

Shton se fyerja e Haradinajt nuk e njollos vetëm atë, por edhe familjen, shkollimin e karrierën e tij.

“Prandaj, ju nuk mund të më fyeni, sepse “hajninë nuk ua solla unë nga Austria”, atë po e kërkoni në adresën gabuar! Kryeministër, ju i keni të gjitha mekanizmat në dispozicion, hidhi transparencë këtij proces!”, përfundon statusi i Rexhajt.

Ndryshe, Agjencia e Kosovës për Akreditim u përjashtua nga EQAR, pasi që ky institucion vlerësoi se është shkelur pavarësia institucionale me shkarkimin e Bbordit të AKA-së./Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera