Lajme

Hajnat vjedhin para e armë në një shtëpi në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 21 June 2022

Të dielën, në fshatin Malësi e Re të Prizrenit, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Atje, disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur: para të gatshme, një pistoletë dhe disa gjësende tjera.

Policia ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

-Advertisement-

“VJEDHJE E RËNDË |Fsh. Malësi e Re, Prizren 19.06.2022 –  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur: para të gatshme, një pistoletë për të cilën posedonte leje për mbajtje dhe disa gjësende tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera