Lajme

Hajnat vjedhin një veturë në vendparkim në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 27 July 2022

Një vjedhje ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, në rrugën “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton se një burrë ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën derisa ishte e parkuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij e cila ishte e parkuar në vendparkim. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera