Lajme

Hajnat thyejnë shtëpinë e ministrit Pal Lekaj?

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 16 January 2020

Persona të panjohur kanë thyer shtëpinë e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së Lekajt nga kanë vjedhur gjësende me vlerë

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.

-Advertisement-

Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e ministrit Lekaj, në “Lagjen zvicerane” që është akomoduar kohët e fundit.

Deri të enjten pasdite nuk është raportuar për persona të arrestuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera