Lajme

Hajnat kapen nga kamera duke vjedhur në një zyrë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 20 December 2018

Një qytetar ka dërguar pamje nga momenti i vjedhjes nga disa hajna në një zyrë.

Qytetari pretendon se bëhet fjalë për të dyshuarit që Policia e Kosovës njoftoi se i ka arrestuar sot në mëngjes.

Në pamjet e kapura nga kamerat, shihen dy persona duke hyrë nga dritaret dhe duke vjedhur kompjuterët e zyrës.

-Advertisement-

Sipas qytetarit, vjedhja në zyrën e tij ka ndodhur para rreth tre javësh.

Ai pretendon se të gjësendet e gjetura nga Policia te të arrestuarit, dorezat, kapelat, mbathjet, etj. janë të njëjta me ato të personave që kanë kryer grabitjen në zyrën e tij.

Në një konferencë për media, Policia e Kosovës njoftoi sot për arrestimin e dy të dyshuarve për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë në një pompë derivatesh.

Operacioni i arrestimit është kryer sot në mëngjes në fshatin Sankoc të Drenasit.

Ata janë arrestuar nga njësitë e Policisë në Drenas. /kallxo.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera