Lajme

Hajnat ia mësyjnë dy shtëpive në Lipjan, vjedhin para e stoli ari

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 27 November 2022

Dy shtëpi në fshatin Sllovi të Lipjanit të shtunën ishin cak I hajnave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë në rastin e parë si cili ka ndodhur rreth orës 17:39, person-a të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit për mes derës kryesore duke demoluar dy dhoma të shtëpisë nga kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në orën 18:53, ku një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij duke demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur para të gatshme si dhe stoli ari vlera e të cilave nuk dihet.

-Advertisement-

Policia njofton se të dy rastet po hetohen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera