Lajme

Hajnat e pranojnë vjedhjen

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 12 March 2018

Policia e Klinës në bashkëpunim me njësitë tjera ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë kryer vjedhje nëpër territorin e komunës së Klinës.

Policia ka intervistuar 3 personat e mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e prindërve dhe zyrtarit të QPS-së.

Edhe një person tjetër i dyshuar është identifikuar por ende nuk është arrestuar.

-Advertisement-

Gjatë intervistimit të tyre, të dyshuarit kanë pranuar se i kanë kryer 4 raste të vjedhjeve të rënda dhe një rast “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Dy prej këtyre rasteve të ndriçuara pronarët apo viktimat e rasteve janë minoritarë serbë. Vlen të ceket se hetuesit kanë siguruar edhe disa prova apo dëshmi materiale të gjetura tek kryerësit, të cilat dëshmi u janë kthyer pronarëve.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Klinë.

Po ashtu hetuesit janë duke vazhduar intensivisht hetimet me të njëjtit persona, me qëllim të zbulimit edhe të rasteve të tjera të raportuara më herët në rajonin tonë.

Lidhur me të gjitha veprimet e marra, hetuesit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë e shtetit për të mitur.

Në Kosovë vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2018 janë evidentuar 849 vjedhje./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera